Stil

Bashkë apo të ndarë? – Një koment pikant nga Fisnik Syla për Fjolla Morinën


Këngëtarja, Fjolla Morina dhe partneri i saj, biznesmeni, Fisnik Syla, janë bërë fokus i mediave rozë që kur kishin publikuar lidhjen e tyre – thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit kanë qarkulluar për muaj të tërë.

Imazh i publikuar nga Fjolla Morina në Instagram.

Por, me anë të një komenti pikant nga Fisniku në postimin e Fjollës në llogarinë e saj të Instagramit, i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet se dyshja kanë prishur marrëdhënien e tyre.

Fjolla Morina – Kim Kardashian.

Në imazhet e publikuara, ku ylli i hitit “Trileqe” është paraqitur me një dukje pothuajse identike si të modeles, Kim Kardashian, e ku Fjolla ka shkruar se – “Qeshtu duhet me ju ndreq burrit premte t’premten”, një koment ka bërë bujë.

Komenti i Fisnik Sylës në imazhet e Fjolla Morinës.

“Se kanë krejt ket fat o shpirt”, ka shkruar bashkëshorti i Fjollës, Fisniku, me të cilin kishin kurorëzuar dashurinë gjatë këtij viti me një ceremoni celebruese në ishujt Maldive.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla gjatë ceremonisë së kurorëzimit në ishujt Maldive.

Gjithsesi, pretendimet se Fjolla dhe Fisniku e kishin mbyllur kapitullin e tyre të dashurisë erdhën pasi që dyshja kishin fshirë nga mediat sociale të gjitha imazhet ku shiheshin pranë njëri-tjetrit.

Ndërkaq, Morina, po vazhdon të shijojë lirinë e saj ani pse ka kohë që kur ka hasur në probleme serioze me ligjin.

Fjolla Morina.

Kujtojmë se me 19 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës e pati arrestuar, artisten, Fjolla Morina, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municion.

Lajmin për arrestimin e Morinës për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, më 19.07.2017 në Prishtinë, nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor ‘Jugu’ në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare”, thuhej në raportin e publikuar për media.

Ndryshe, Fjolla Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, por më pas ajo ishte arratisur dhe policia e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua më datë 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore