Sport

Barcelona, ‘karton të kuq’ Koeman-it


Barcelona ka filluar kërkimet për zëvendësuesin e Ronald Koeman.

Rezultatet e dobëta të javëve të fundit kanë ndryshuar gjithçka për holandezin, i cili është shumë afër largimit nga katalunasit.

Njerëzit e afërt me Koeman-in, besojnë se ndeshja përballë Eibar do të jetë e fundit në stolin blaugrana.

Opsioni i vetëm deri më tani është Xavi Hernandez.

Kampi i Xavi-t thotë se nuk ka asnjë nxitim që ai të ulet në stolin e Barcelonës, por rikthimi i tij në “Camp Nou” është shumë i mundshëm.

Edhe pse ka njerëz në bordin katalunas që besojnë se është ende herët për Xavi-n, asnjë mundësi nuk përjashtohet.

Madje, Xaavi mund të zyrtarizohet menjëherë, me ish-kapitenin katalunas që ndodhet në Barcelonë.

Xavi mund të bëhet trajneri i katërt i Barcelonës në më pak se dy vite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore