Përballje

Barcelona fiton El Clasico-n e Las Vegas-it me golin e Raphinha-s


Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Raphinha shënoi golin e vetëm teksa Barcelona mposhti Real Madrid-in në El Clasicon e Las Vegas-it të shtunën mbrëma.

Reprezentuesi brazilian iu bashkua gjigantëve të La Ligës nga Leeds United në një marrëveshje me vlerë deri në 55 milionë funte në fillim të këtij muaji.

Ai tani ka shënuar dy gola në dy ndeshje parasezonale në Shtetet e Bashkuara.

Goli i tij erdhi në minutën e 27-të pasi ai ndërpreu një pasim të Eder Militao, për të siguruar fitoren në një ndeshje në të cilën Robert Lewandowski bëri debutimin e tij për blaugranat.

Real Madrid-i, të cilët ishin pa sulmuesin yll Karim Benzema, nuk arriti të regjistronte një goditje në portë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore