Përballje

Barcelona e mbyll me epërsi të dyfishtë pjesën e parë ndaj Real Madrid-it


Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Spanjës, që është duke u zhvilluar në “King Fahd International Stadium” në Riad të Arabisë Saudite mes Real Madrid-it dhe Barcelonës.

Rezultati momental është 0:2 në favor të katalunasve, ku golin e epërsisë e shënoi mesfushori, Gavi.

18-vjeçari e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një pasim të Robert Lewandowski-t, duke e mposhtur portierin e Real-it, Thibaut Courtois.

Ndërsa, në minutën e fundit të pjesës së parë, Gavi asistoi për Lewandowski-n, i cili shënoi për 0:2.

Ndërkaq, Barça e pati edhe një mundësi shumë të mirë në pjesën e parë, por madrilenët ishin me fat, teksa goditja e sulmuesi polak u ndal nga shtylla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore