Sport

Barcelona dhe Milan në ndjekje të Lingard


Me shumë mundësi, Jesse Lingard do të largohet nga Manchester United këtë verë me parametra zero.

Futbollisti 28-vjeçar anglez po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij.

Por, kualiteti i madh në skuadrën e United dhe lufta për një vend startues, nuk është ajo çfarë Lingard dëshiron në të vërtetë.

Futbollisti ka shprehur dëshirën që të jetë startues i përhershëm në një skuadër.

Se ka kualitet, ai e tregoi te West Ham-i, dhe në paraqitjet si zëvendësues këtë edicion te United.

Kontrata e Lingard skadon në qershor të vitit 2022, dhe në këtë mënyrë, ai nuk duket se do ta vazhdojë atë.

Interesi për të nuk është i vogël, dhe në fakt vjen nga dy skuadra të mëdha Evropiane, Barcelona dhe Milan-i.

Duke marrë parasysh gjendjen financiare, Barcelona tani po kërkon sa më shumë agjent të lirë, si me rastin e Aguero-s, Garcia-s e Depay-t.

Kurse sa i përket Milan-it, për kuqezinjtë ky trend vazhdon tash e disa vite.

Lingard synon të luajë në Champions League, andaj dhe vendimi i tij në fund të sezonit do të bazohet te pozicioni i skuadrave të lartëpërmendura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore