Financa

Banka Qendrore Evropiane do të rrisë normat e interesit për herë të parë që nga viti 2011


Muajin e ardhshëm, Banka Qendrore Evropiane planifikon të rrisë normat e interesit për herë të parë që nga viti 2011.

Këtë, pasi ka paralajmëruar se inflacioni do të rritet më shumë se sa ishte vlerësuar më parë.

Këshilli drejtues i bankës, duke i rezistuar thirrjeve për një rritje prej 0.5 për qind muajin e ardhshëm, ka thënë se norma bazë për bllokun do të rritet me 0.25 për qind me një rritje të mëtejshme dhe ndoshta më të madhe të planifikuar për në shtator.

Në korrik, rritja do të bëhet për normën kryesore të depozitave për bankat tregtare nga -0.5 për qind dhe do të rrisë normën e huadhënies prej 0 për qind drejt normës bazë ekuivalente të Bankës së Anglisë prej 1 për qind.

Po ashtu do të ndalen edhe derdhjet e fondeve mujore elektronike në ekonomi, megjithëse stoku ekzistues i kredive të bankës do të mbetet në rreth tetë trilionë paund.

Ndryshe, 63 për qind e produktit të brendshëm bruto vjetor të eurozonës.

Këshilli qeverisës, në një takim të mbajtur në Amsterdam, ka deklaruar se inflacioni ishte bërë një “sfidë e madhe” dhe se forcat inflacioniste ishin “zgjeruar dhe intensifikuar”.

Në tetor, një rritje prej 46 për qind e çmimit të benzinës ka kontribuar në rritjen e inflacionit në SHBA në 6.2 për qind.

Referuar parashikimeve të fundit, inflacioni do të jetë mesatarisht 6.8 për qind këtë vit, shumë mbi vlerën 5.1 për qind të parashikuar në mars.

Kjo, përpara se të bjerë në 3.5 për qind në vitin 2023 dhe në 2.1 për qind në vitin 2024.

Zyrtarët kanë thënë se ishin të shqetësuar se pushtimi rus i Ukrainës kishte goditur “besimin, konsumin dhe investimet”, duke e lënë eurozonën me një perspektivë më të dobët të rritjes.

“Po prish tregtinë, po çon në mungesë të materialeve dhe po kontribuon në çmimet e larta të energjisë dhe mallrave. Këta faktorë do të vazhdojnë të peshojnë mbi besimin dhe të zbehin rritjen, veçanërisht në afatin e afërt”, ka deklaruar banka.

Megjithatë, nuk ka gjasa që pushtimi ta zhysë eurozonën në recesion.

“Kushtet janë krijuar që ekonomia të vazhdojë të rritet për shkak të rihapjes së vazhdueshme të ekonomisë, një treg të fortë pune, mbështetje dhe kursime të krijuara gjatë pandemisë”, ka vijuar deklarata.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore