Zgjedhjet në Kosovë

Balotazh mes Lladrovcit të PDK-së e Driton Ajazi nga IDD në Drenas


Drenas

Kryetari aktual i qytetit të Drenasit, Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka arritur të i fitoj përsëri në raundin e parë.

Ai ka marrë 45.62% të votave ose 10 mijë e 134 vota nga 23 mijë e 431 sa ishin dalur në zgjedhje në këtë komunë.

Lladrovci do të shkoj në raundin e dytë me Driton Ajazin nga iniciativa Demokratët për Drenasin, i cili ka arritur t’i marr 6 mijë e 829 vota ose 30.74%.

Ndërsa kandidati i tretë që ka arritur të siguroj 16.91% të votave është Fejzi Kiqina nga Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 3 mijë e 757 vota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore