Shqipëria

Balluku: Rinisin fluturimet esenciale, vaksinat janë ruajtur


Fluturimet esenciale do të rinisin nga Rinasi. Këto përfshijnë ato humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore, ushtarake.

Këtë fakt e pohoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për shtyp nga Rinasi.

Dozat e mbetura të vaksinave pa ardhur ditën e djeshëm do të vijnë ndërkaq sot në orën 15.00.

“Sasia e vaksinave, pas bisedimeve të shumta, është ruajtur”, theksoi Balluku. “Do të vijnë sot rreth orës 15.00. Më pas do të vijojmë me shpërndarjen”.

Ministrja informoi edhe udhëtarët mbi rifillimin e fluturimeve komerciale.

“Informoj qytetarët që do të jetë e pamundur të ketë fluturime komerciale sot. Është punuar të ketë zgjidhje të problemit. Nga nesër, rifillojnë operime normale për gjithë udhëtarët”.

Balluku gjithashtu vijoi akuzat ndaj personave organizues. “Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme, na ka bërë të kuptojmë se ka qenë plan i organizuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore