Përballje

Ballkani nis rrugëtimin historik, gati për debutim në Ligën e Konferencës


Ballkani shkroi më herët historinë në futbollin kosovar, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Tani është radha që ekipi nga Suhareka ta bëjë debutimin, ku sonte (e enjte) me fillim nga ora 18:45 do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën rumune, CFR Cluj.

Trajneri Ilir Daja tha në konferencën për media që skuadra e tij nuk është favorite për të vazhduar më tej, por do të provojnë të bëjnë më të mirën.

Ballkani do të luajë këtë ndeshje pa një futbollist shumë të rëndësishëm, ku Daja konfirmoi se ekipi i tij do të jetë pa kapitenin, Edvin Kuc.

Megjithatë, ai tha se do të mundohen ta bëjnjë një paraqitje sa më të mirë në këtë takim.

Kujtojmë që përveç ekipit nga Rumania, Ballkani ka në grup edhe kampionët e Çekisë, Slavia Pragha-n dhe skuadrën turke, Sivaspor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore