Përballje

Ballkani fiton Superkupën e Kosovës, mposht minimalisht Llapin


Ballkani ka fituar Superkupën e Kosovës, pasi mposhti minimalisht në finale Llapin me rezultat 1:0.

Ndeshja që u luajt në Belek të Turqisë, ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin kujdes të shtuar.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë, por therandasit kishin një avantazh numerik.

Në minutën e 28-të të ndeshjes, Llapi mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Bekim Maliqi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve në ndërhyrjen ndaj Nazmi Gripshit.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 62-të, ku shënoi Lumbardh Dellova pas asistimit të Armend Thaqit.

Deri në fund të ndeshjes, Ballkani kërkoi edhe golin e sigurisë, por nuk arriti ta gjente atë, por goli i shënuar nga Dellova rezultoi të ishte i mjaftueshëm që Ballkani të shpallet kampion.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore