Përballje

Ballkani barazon me Ferizajn, Llapi barazon në frymën e fundit përballë Gjilanit


Ndeshjet e Superligës së Kosovës ishin interesante dhe me befasi.

Dueli mes Ferizajt dhe Ballkanit përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Një ditë më parë, Drita që radhiten në pozitën e parë, barazuan kundër Malishevës dhe i dhanë rastin, Ballkanit për të kaluar në pozitën e parë, por këta të fundit nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.

Edhe pse therandasit dominuan ndeshjen, ata nuk arritën të shënojnë asnjë gol, duke përfunduar dueli pa gola.

Momentalisht Ballkani radhitet në pozitën e dytë me 51 pikë, ndërsa Ferizaj janë në vendin e nëntë me 28 pikë.

Në anën tjetër, dueli mes Gjilanit dhe Llapit ka përfunduar me rezultat të barabartë pas një përfundimi dramatik.

Golin e parë të ndeshjes, e shënoi Dabiqaj në minutën e tretë, ndërsa pas vetëm 13 minutave, Llapi barazoi me anë të Fernandinho-s.

Në pjesën e dytë, Kelmendi i dha epërsinë Gjilanit, dhe kur u mendua se gjithçka përfundoi, Llapi shënuan në minutën e 89-të, Rivera barazoi rezultatin.

Dueli tjetër mes Trepçës 89 dhe Dukagjinit përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore