Shqipëria

Balla me homologët nga Kosova: Duhet të bashkëpunojmë mes palëve


Kreu i Grupit Parlamentar më të madh në Kuvendin e Shqipërisë, atij socialist, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit për Legjislacionin, Mandate, Imunitete, Regulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.

Në këtë takim, Balla ka theksuar nevojën e lartë për bashkëpunim mes grupeve parlamentare. Po ashtu, edhe mes deputetëve në komisione që ushtrojnë funksione të ngjashme.

E gjithë kjo, në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pambajtur i Bashkimit Evropian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet, kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”.

Këtë rrjedhim e ka shkuar Balla në Facebook, pas takimit.

Ndërsa, një paralajmërim se ligjvënësit e dy shteteve do të shtojnë bashkëpunimin, ka ardhur që me mbajtjen e mbledhjes së fundit mes dy qeverive, në Elbasan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore