Lajme

Avokati i Hillary Clinton, akuza për mashtrim ndaj FBI-së


Avokati që përfaqësoi fushatën presidenciale të Hillary Clinton, John Durham, u padit të enjten e 16 shtatorit për mashtrim ndaj Byrosë Federale të Investigimit (FBI).

Akuzat ndaj Durham lidhen me origjinën e hetimit të FBI-së, në lidhjet midis Rusisë dhe fushatës elektorale të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas së përditshmes britanike “The Guardian”, ai akuzohet për deklarata të rreme gjatë 19 shtatorit të vitit 2016.

Trump e portretizoi hetimin e FBI-së në vitin 2016, si pjesë e “një gjuetie shtrigash” kundër tij.

Pasi Joe Biden mori detyrën, Durham u lejua të qëndronte si këshilltar special dhe të vazhdonte punën e tij.

Aktakuza nxjerr në pah natyrën e gjerë dhe në zhvillim të hetimit të Durham-it.

Hillary Clinton, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016/ GETTY IMAGES
Sussman

Michael Sussmann është një ish-prokuror federal i specializuar në sigurinë kibernetike.

Ai akuzohet për deklarata të rreme gjatë një takimi më 19 shtator të vitit 2016.

Përveç shqyrtimit të aktiviteteve të zyrtarëve të FBI-së dhe CIA-s, gjatë ditëve të para të hetimit në Rusi, ai gjithashtu ka parë sjelljen e individëve privatë si Sussman.

Michael Sussman

Këta të fundit i dhanë qeverisë amerikane informacione, ndërsa përpiqej të përcaktonte nëse bashkëpunëtorët e Trump-it po koordinonin me Rusinë për të dhënë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.

Avokatët e Sussmann, Sean Berkowitz dhe Michael Bosworth, pohojnë se ai është një avokat shumë i respektuar i sigurisë kombëtare, që ka punuar në Departamentin e Drejtësisë nën administratat republikane dhe demokratike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore