Lajme

Avionët serbe, ndër të paktët avionë që vazhdojnë fluturimet drejt Rusisë


Air Serbia

Avionët e Air Serbisë janë ndër të pakëtit avionë evropian që do të vazhdojnë të fluturojnë në hapësirën ajrore të Federatës së Rusisë.

Air Serbia, e cila ka tetë fluturime javore në relacionin Beograd – Moskë dhe anasjelltas, ka shitur biletat deri të enjten e  tre marsit. Ndërsa kjo kompani tani thuhet sipas mediumit serb Portal EX, ka filluar të planifikojë aeroplanin e saj Airbus A330-200, i cili ka trup të gjerë për datat e ardhshme gjatë kësaj jave për të ofruar më shumë vende, përcjell mediumi B92.

Pas invazionit rus mbi Ukrainën, si masë sanksionuese të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera demokratike në Evropë dhe në kontinentet e tjera të botës, kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.

Gjithashtu, sanksionet ndaj Rusisë janë zgjeruar në shumë sfera, përfshi atë të ekonomisë dhe diplomacisë.

Përveç Moskës, Air Serbia aktualisht operon një shërbim javor nga Beogradi në Shën Petersburg. Gjatë sezonit të verës, transportuesi kryen gjithashtu fluturime për në Krasnodar dhe Rostov-on-Don, ndërsa planifikon të inaugurojë shërbimet për në Soçi nga qershori.

Megjithatë, shumica e destinacioneve të fundit varen nga pasagjerët rusë që shkojnë në Evropën Perëndimore.

Rusia është një nga tregjet më të mëdha të aeroportit të Beogradit, ku shtetasit rusë u lejohet hyrja pa viza në Serbi.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të hënën se “Ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për avionët në pronësi ruse, të regjistruara nga Rusia ose të kontrolluara nga Rusia”.

Serbia është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndërmarr asnjë masë sanksionuese ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i janë bashkuar ndalimit, përkatësisht sanksioneve ajrore ndaj Rusisë.

Bashkimi Evropian nuk ka bllokuar transportuesit e huaj që të përdorin hapësirën e saj ajrore për fluturimet me destinacion Rusinë. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë.

Mbyllja e hapësirës ajrore evropiane për linjat ajrore ruse dhe anasjelltas ka pasur ndikim të menjëhershëm në aviacionin global.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore