Sport

Australi 2 – 1 Djokoviç


Novak Djokoviç do të dëbohet nga Australia përpara Australian Open.

Të dielën e 16 janarit mori fund një përplasje e vërtetë mes tenistit serb dhe autoriteteve australiane.

Gjykata federale hodhi poshtë apelin e numrit 1 të botës për të rivendosur vizën e tij.

Vendimi pengon përpjekjen e Djokoviç-it për të fituar kurorën e 10-të të Australian Open dhe Grand Slam-in e 21-të.

Gjatë seancës, këshilltari i ministrit, Stephen Lloyd, argumentoi se Australia “nuk duhet të jetë e detyruar të vuajë praninë e një të huaji nga frika se çfarë mund të ndodhë nëse ata dëbohen”.

Përdorimi i fuqisë ministrore për të anuluar një vizë vjen me një ndalim tre-vjeçar të ri-hyrjes në Australi.

Përballja

Djokoviç mbërriti në Australi mbrëmjen e 5 janarit.

Ai besonte se një vizë e dhënë më 18 nëntor dhe një përjashtim mjekësor i miratuar nga Federata Australiane e Tenisit do të mjaftonin për të hyrë në Australi.

Viza u anulua fillimisht nga Forcat Kufitare Australiane disa orë pasi ai mbërriti në aeroportin e Melburnit dhe ai u dërgua në një hotel paraburgimi.

Të hënën, një gjykatës i gjykatës federale të qarkut rivendosi vizën e Djokoviç-it.

Ai arriti në përfundimin se ishte e paarsyeshme që ABF-ja të refuzonte një marrëveshje për t’i dhënë atij më shumë kohë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison

Pas një diskutimi njëjavor, Hawke anuloi përsëri vizën e Djokoviç-it me arsyetimin e ri se prania e tij mund të ishte një rrezik për “shëndetin dhe rendin e mirë”.

Kryeministri australian, Scott Morrison, mbështeti vendimin e anulimit.

Për Morrison, australianët kishin “bërë shumë sakrifica gjatë kësaj pandemie dhe ata me të drejtë presin që rezultati i atyre sakrificave të mbrohen”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore