Sport

Aston Villa rimburson tifozët që blenë fanellën e Grealish-it


Jack Grealish, ish-kapiteni i Aston Villa-s të enjten në mbrëmje, është zyrtarizuar te Mancester City për një shifër rekord prej 100 milionë paundësh, çka e bën atë lojtarin më të shtrenjtë anglez në historinë e futbollit.

Në një situatë të tillë, kur ka mbetur pak kohë nga fillimi i Premier League, shumë tifozë të Aston Villa-s kishin blerë fanellat e reja të ekipit me emrin e Grealish-it.

 

Largimi i lojtarit më të mirë të skuadrës së tyre e ka tronditur jo pak tifozërinë, ndërsa klubi ka vendosur t’i qetësojë ndopak, duke u ofruar një mundësi për të shkëmbyer fanellën e Grealish-it me atë të një tjetër lojtari të klubit.

Mesfushori 25-vjeçar ishte pjesë e Villa-s që nga viti 2014, kur u transferua nga Notts County.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore