Përballje

Aston Villa regjistron fitoren e parë të sezonit, mposht Everton-in


Ndeshja e parë e javës së dytë të sezonit të Premier League mes Aston Villa-s dhe Everton-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe shumë dinamike, sidomos në minutat e fundit ku u shënuan dy gola.

Të parët shënuan Everton në minutën e 25-të, me anë të Anthony Gordon, por goli u anulua pasi ishte në pozicion jashtë loje.

Pas vetëm gjashtë minutave, Danny Ings shënoi për t’i dhënë epërsinë Aston Villa-s pas një asistimi nga Ollie Watkins.

Minutat e fundit të ndeshjes ishin dinamike, ku nga minuta e 86-të, deri në fund, u shënuan dy gola.

Në minutën e 86-të, Emiliano Buendia shënoi për të dyfishuar epërsinë, por Aston Villa nuk ishin shumë të sigurt në fitore, pasi pas vetëm dy minutave Everton ngushtuan epërsinë me autogolin e Lucas Digne-s.

Në minutën e 91-të, Everton kishin mundësinë të barazojnë rezultatin me anë të Anthony Gordon, por ai nuk arriti të shënoi për t’i fituar një pikë klubit nga Liverpool-i.

Kujtojmë se kjo është fitorja e parë për Aston Villa-n në sezonin e ri, pasi humbën ndeshjen e parë kundër Bournemouth-it me rezultat 2:0.

Ndërsa për Everton-in, kjo është humbja e dytë radhazi, pasi javën e kaluar u mposhtën nga Chelsea me rezultat 1:0.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore