Financa

Asetet e BlackRock-ut tejkalojnë 9 trilionë dollarë, pas dështimeve të bankave


Asetet e BlackRock Inc. u rritën në 9.09 trilionë dollarë në tremujorin e parë, ndërsa tregjet e aksioneve dhe obligacioneve u rritën dhe depozituesit kërkuan mbulim pas rënies së disa bankave amerikane.

Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.

Flukset neto në të gjitha fondet e firmës arritën në 110 miliardë dollarë, tha të premten në një deklaratë BlackRock me bazë në New York.

Produktet e investimeve afatgjata, të cilat përfshijnë fondet e përbashkëta dhe ETF-të, shtuan 103 miliardë dollarë, duke mposhtur vlerësimin mesatar prej 84.1 miliardë dollarësh të analistëve në një sondazh të Bloomberg-ut.

Rezerva Federale filloi të rritë normat në mënyrë agresive në fillim të vitit të kaluar në një përpjekje për të zbutur inflacionin, duke testuar qëndrueshmërinë e shumë huadhënësve të vegjël dhe të mesëm.

Depozitat në bankat komerciale kanë rënë – veçanërisht në javët që pasuan kolapsin e mesit të marsit të Silicon Valley Bank dhe Signature Bank.

BlackRock, ndërkohë, ka përballuar trazirat, pasi klientët derdhën 8 miliardë dollarë neto në produktet e saj të menaxhimit të parave në tremujorin e parë.

“Kriza e sotme e besimit në sektorin bankar rajonal do të përshpejtojë më tej rritjen e tregjeve të kapitalit dhe BlackRock do të jetë një lojtar qendror”, tha në deklaratë shefi ekzekutiv Larry Fink.

Aksionet e BlackRock, të cilat ranë 5.3 për qind këtë vit deri të enjten, mbetën të pandryshuara në fillimin e tregtimit në orën o6:09 të mëngjesit në New York.

Asetet nën menaxhim të BlackRock-ut u rritën me 5.8 për qind që nga fundi i vitit të kaluar, kur arritën në 8.6 trilionë dollarë, të ushqyer pjesërisht nga fitimet në tregun e aksioneve dhe obligacioneve.

S&P 500 u rrit me 7 për qind në tremujorin e parë, ndërsa Indeksi i obligacioneve agregate të “Bloomberg” në SHBA u rrit me 3 për qind.

Të ardhurat neto të rregulluara ranë 18 për qind nga një vit më parë në 1.2 miliardë dollarë, ose 7.93 dollarë për aksion, duke mposhtur vlerësimin mesatar të Wall Street prej 7.67 dollarësh.

Të ardhurat ranë me 10 për qind në 4.24 miliardë dollarë, duke u përputhur me parashikimin e analistëve, përmbyll “Bloomberg”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore