Sport

AS: Agnelli dhe Perez në Barcelonë për të rinisur projektin e Superligës


Gazeta e përditshme spanjolle “AS” raporton se presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli dhe ai i Real Madrid-it, Florentino Perez-i ndodhen në Barcelonë për të takuar presidentin e Barcelona-s, Joan Laporta.

Tre presidentët e klubeve që ende nuk janë shkëputur nga projekti i “Superligës”, pas vendimit të gjykatës së Madridit në favor të tyre, tashmë janë gati për të rinisur projektin e lënë pezull, pas kërcënimeve nga UEFA dhe FIFA për përjashtimin e tre klubeve nga kompeticionet e këtyre të fundit.

Takimi pritet të ndodh ditën e diel në “Camp Nou”, megjithëse edhe pas vendimit të gjykatës duket se UEFA nuk tërhiqet nga mos lejimi i “Superligës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore