Art&dizajn

Artisti që trashëgiminë kulturore e lidh me ngjyrat e natyrës


Artistin dhe endësi i qilimave, Zapotec Porfirio Gutiérrez, e lidh me trashëgiminë e paraardhësve të tij, traditat e të cilëve ngushtësisht me natyrën dhe ngjyrat e saj.

Në fshatin Teotitl deln del Valle, Meksikë, Porfirio njihet nga komuniteti i tij autokton si “El Maestro”, “Mjeshtri”. Ndërsa në Kaliforni, ku jeton aktualisht, për  botën e artit bashkëkohor, ai është artist me një mision. Për Gutiérrez, qëllimi është: të ruajë, të mbrojë dhe të rikrijojë, kulturën e brezave të parë duke u mbështetur në një faktor kryesor: ngjyrën.

Por jo çdo ngjyrë, vetëm ato që vijnë nga natyra, që do të thotë se detyra e Gutiérrez është të zbulojë mënyra të reja dhe të vjetra për të përdorur bimë ose insekte dhe t’i shndërrojë ato në pigmente të ndryshme.

Ngjyra më e pazakontë që ai arrin të krijojë është prej një insekti, i quajtur kokineal, prej të cilit krijohet një ngjyrë e shndritshme e kuqe. Po ashtu, ai shfrytëzon bimë të ndryshme për të përftuar ngjyrat që dikur përdornin dhe paraardhësit e tij.

Gutiérrez, gjithsesi, nuk dëshiron që ngjyrat natyrale të rifitojnë rëndësinë e tyre dhe të bëhen të kërkuara në industrinë tekstile pasi kjo mund të çojë në dëmtim dhe shfrytëzim të pakontrolluar të natyrës. Për të me rëndësi është të ruhet mënyra tradicionale e përftimit të tyre, si nja formë e trashëgimisë kulturore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore