Art&dizajn

Arti, Murtaja dhe Pandemia sot


Si i kanë portretizuar artistët epidemitë gjatë shekujve dhe çfarë mund të na tregojnë veprat artistike të atëhershme për situatën sot?

Të ndodhur përballë luftës me një armik të padukshëm, artistët e atëhershëm janë përpjekur t’i japin kuptim shkatërrimit të sjellë nga murtaja.

Murtaja si paralajmërim

Në një kohë kur të paktë ishin ata në gjendje të lexonin, njerëzit krijonin piktura me imazhe dhe histori dramatike. Vdekja e murtajës u pa jo vetëm si ndëshkimi i Zotit për ligësinë por dhe si një parashikim për situatën që do të priste vendin në të ardhmen.

Ky imazh është një nga përfaqësimet e para të Rilindjes së Artit të Epidemisë së Vdekjes së Zezë, e cila vrau rreth 25 milionë njerëz në Evropë gjatë viteve të saj më shkatërruese.

Murtaja për krijimin e empatisë

Pati një zhvillim dramatik në artin e murtajës me krijimin e Il Morbetto (Murtaja), e gdhendur nga Marcantonio Raimondi në fillim të Shekullit XVI, bazuar në një vepër të Raphael-it.

Këta personazhe janë humanizuar, duke na detyruar të ndiejmë dhembshuri për vuajtjet e tyre

Ata që kujdeseshin për të sëmurët potencialisht sakrifikuan veten e tyre dhe për këtë arsye u lartësuan duke u portretizuar si të shenjtë.

Murtaja si forcë për shërim

Në Shekullin e 17-të, shumë njerëz besuan se imagjinata kishte fuqinë për të dëmtuar ose shëruar. Artisti donte të mbronte shikuesin nga sëmundja që përshkruan piktura. Ai do të përjetonte një spastrim katartik, kundër ankthit që i rrethon.

Platformat e sotme dixhitale, nga ana tjetër po u mundësojnë artistëve t’i përgjigjen krizës së Covid-19. Artisti i lindur në Irlandë, Michael Craig-Martin ka krijuar një poster lulesh “Thank You NHS”/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore