Përballje

Arsenal-i shënon fitore të thellë ndaj Crystal Palace, tjetër gol nga Xhaka


Arsenal-i është duke vazhduar në rrugë të mirë drejt ëndrrës së titullit kampion në Premier Leauge, teksa në ndeshjen e javës së 28-të, mposhtën Crystal Palace me shifrat 4:1.

Seria e golave u hap në minutën e 28-të, kur Gabriel Martinelli zhbllokoi sfidën pas një asistimi të Bukayo Saka-s.

Ky i fundit u përkujdes për golin e dytë të londinezëve në tre minuta para fundit të pjesës së parë, i cili mori një asistim nga Ben White.

Për golin e tretë të vendasve u përkujdes Granit Xhaka, i cili realizoi gol të bukur në minutën e 55-të, pas asistimit të Leandro Trossard.

Tetë minuta më vonë, Crystal Palace ngushtoi diferencën me anë të Jeffrey Schlupp.

Por, në minutën e 74-të vendasit përsëri shënuan me anë të Saka-s, i cili ishte edhe goli i fundit në këtë takim.

Me këtë fitore, skuadra e Arsenal-it është duke shkuar rrugës së mirë drejt titullit kampion, të cilët momentalisht janë në vendin e parë me tetë pikë më shumë se Manchester City, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore