Sport

Arrihet marrëveshja për rinovimin e Pedri-t


Pedri do të rinovojë me Barcelonën në ditët e ardhshme.

Fantazisti spanjoll nuk ka asnjë dyshim mbi të ardhmen e tij përkundër gjendjes së klubit katalunas.

18-vjeçari dëshiron të jetë figura e klubit, dhe me rinovimin e ardhshëm, ai pritet që t’i arrijë qëllimit.

Pedri aktualisht ka kontratë deri në vitin 2022, dhe Barcelona po nxiton që të mbyllë detajet e kontratës, pasi marrëveshja tanimë është arritur.

Siç raporton Matteo Moretto, Pedri pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2026.

Futbollisti aktualisht është jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen përballë Bayern Munich.

Spanjolli ishte lojtari më i aktivizuar në botë sezonin që shkoi, me plot 75 ndeshje në një periudhë 365 ditore.

Me kontratën e re, ai i pritet të bëhet lideri i “projektit të së ardhmës” te Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore