Lajme

Arrestohet një ukrainase në Qipro pasi kërcënoi me thikë rusët


Në Qipro, policia e qytetit bregdetar të Larnaca-s arrestoi një shtetase ukrainase 55-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Sipas policisë dhe mediave lokale, shtetasja ukrainase dyshohet se iu afrua me një thikë në duar një grupi prej gati dy duzinë rusësh që mbanin flamuj.

Qytetarët rusë do të lëviznin nëpër qytet me makina, duke festuar ditën e flamurit.

Ukrainasja u arrestua me akuzën e sulmit, pirjes së alkoolit në vend publik, armëmbajtjes dhe shkeljes së rendit publik.

Mijëra ukrainas dhe rusë jetojnë në Qipro.

Para incidentit, një grup i vogël shtetasish rusë u mblodhën në qytetin e Limasol-it me simbolet e agresionit rus “Z”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore