Lajme

Arrestohet një person në festën e Vidovdanit


Manifestimi në Gazimestan. Foto: KosovaPress.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti në festën e Vidovdanit, dyshohet se kishte bërë thirrje si dhe kishte nxitur urrejtje e përçarje.

“Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një (1) person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes. Po ashtu lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftim.

Largimi i maicave me mbishkrime të urrejtjes nga policia e Kosovës.

Ndryshe, nga policia thuhet se ishin koordinuar që ky manifestim të kaloj në mënyrë paqësore.

“Me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërsa janë përmendur edhe largimi i maicave të serbëve me mbishkrime të urrejtjes.

“Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes”.

Largimi i maicave me mbishkrime të urrejtjes nga policia e Kosovës.

Çka është dita e Shën Vidit, ose Vidovdani?

Dita e Shën Vidit, ose Vidovdani, është njëra prej festave më të rëndësishme për serbët e Kosovës meqë shënon, sipas historisë, edhe luftën më të rëndësishme në Ballkan të shekullit XIV – Betejën e Kosovës.

Kjo është cilësuar nga historia serbe si beteja e ushtrisë serbe ndaj pushtimit otoman, ajo shënoi humbjen më të rëndë të popujve të Ballkanit, por nga serbët shënohet si ditë e fitores shpirtërore.

Megjithëse e cilësuar nga historia serbe si beteja e ushtrisë serbe ndaj pushtimit otoman, ajo shënoi humbjen më të rëndë të popujve të Ballkanit por nga serbët shënohet si ditë e fitores shpirtërore.

Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989 në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviç u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Dy dekada më vonë Kosova shpalli pavarësinë e saj, pas një intervenimi të NATO-s, që hoqi administrimin e Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore