Lajme

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e dy personave në Prishtinë


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për plagosjen e dy personave në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Të mërkurën e një dhjetorit, policia kishte njoftuar se në këtë zonë të kryeqytetit nga të shtënat me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy persona nga persona të panjohur.

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si ‘vrasje në tentativë’, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Arma e konfiskuar nga Policia e Kosovës

“Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, lajmin për Albanian Post, e pati konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”.

Po ashtu, Borovci ka theksuar se të plagosurit tashmë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa rasti është duke vazhduar të hetohet.

“Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha

rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, vijon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore