Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona


Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës nga të shtënat me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy persona nga persona të panjohur.

Këtë, për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas njoftimit, thuhet se policia menjëherë ka intervenuar.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”.

Po ashtu, Borovci ka theksuar se të plagosurit tashmë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa rasti është duke vazhduar të hetohet.

“Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, vijon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore