Lajme

Arrestohet mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili


Fazli Kikaj.

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten mësuesin 75-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmojë se i dyshuari F K është arrestuar dhe shoqëruar ne polici, i njëjti me vendim të Prokurorit te shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal”, tha Gashi.

Mësuesi pedofil, Fazli Kikaj, që u ekspozua në emisionin e ABC NEWS “Piranjat” ka një jetë të tërë që kishte ngacmuar vajzat.

Një prej tyre ka folur edhe për Albanian Post. Ajo thotë se 75 vjeçari e ngacmonte vazhdimisht.

Për AP kanë folur edhe ish-nxënës të tij.

Ata tregojnë se si djemtë e klasës ai i rrihte, derisa vajzat i ledhatonte krejtësisht jo përshtatshëm.

Policia ka treguar se e ka hapur rastin, vetëm pasi ka kuptuar nga AP për këtë situatë.

Ndërsa komshinjtë e Kikajt thonë se janë mbledhur me ta parë emisionin mbrëmë dhe se janë shqetësuar shumë.

Më poshtë mund të shikoni story e përgatitur nga Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore