Muzikë

Ariana Grande konfirmon rikthimin në muzikë për vitin 2024


Pop ikona, Ariana Grande po bën planifikon rikthimin e saj në muzikë në vitin 2024 me një album të ri.

Kështu konfirmoi vet ylli me anë të një sërë postimesh në mediat sociale, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

“Shihemi vitin e ardhshëm”, shkroi Grande në mbishkrimin e një kolazhi me foto dhe video në Instagram.

Duke etiketuar producentin e saj Ilya Salmanzadeh, Republic Records dhe shumë të tjerë, Grande ndau një sërë kujtimesh në studio që ndryshojnë në ton: një video e nënës së Grande duke kërcyer, një pamje nga ekrani i një telefonate në FaceTime ku ajo është duke kërcyer, një foto e një magazine (ndoshta një set video muzikor?) dhe një foto tjetër që e tregon duke qarë.

“Dy disponimet e albumit”, ka shkruar ajo në historinë e saj në Instagram.

Fituesja e çmimit “Grammy”, përfshiu gjithashtu një video të realizuar nga dikush që vëren se është “pothuajse dita e fundit e këtij albumi”.

“Jam shumë e lodhur”, thotë ajo në klip. “Por shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Gjithashtu ndjehem sikur peshoj 3000 ton”, shton Grande.

Përveç aventurave të saj sipërmarrëse, Grande ka pasur duart plot edhe me rolin e saj në filmin e ardhshëm “Wicked”, i cili pritet të dal nëntorin e ardhshëm.

Grande gjithashtu së fundmi nënshkroi me Brandon Creed dhe firmën e tij të re Good World Management, katër muaj pasi burimet konfirmuan se këngëtarja kishte ndarë rrugët me menaxherin e vjetër Scooter Braun.

Ajo i bashkohet një liste që përfshin Demi Lovato, Troye Sivan, Charli XCX, Orville Peck, Mark Ronson dhe ish-këngëtarja e “Fifth Harmony”, Norman – të cilët menaxhohen nga GWM.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore