Pajisje

Arabia Saudite planifikon një qendër të re të inteligjencës artificiale


Në Arabinë Saudite po planifikohet një qendër e re e inteligjencës artificiale.

Autoriteti Saudit për të Dhënat dhe Inteligjencën Artificiale dhe Universiteti i Mbretit Abdullah për Shkencën dhe Teknologjinë ranë dakord të krijojnë një “qendër të përsosmërisë në shkencën e të dhënave dhe inteligjencën artificiale” në mbretëri.

Autoriteti saudit është një agjenci qeveritare e krijuar në vitin 2019.

Sakaq, marrëveshja u arrit gjatë Samitit Global të Inteligjencës Artificiale që po mbahet këtë javë në Riad.

Samiti përbëhet nga një seri bisedimesh, seminaresh dhe ngjarjesh të rrjetëzimit që lidhen me inteligjencën artificiale.

Atje marrin pjesë disa kompani të mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Microsoft, Google dhe Amazon.

Dhe Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite zotëron aksione të konsiderueshme në këto kompani.

Bashkë me universitetin, autoriteti saudit ka punuar për disa kohë në sferën e inteligjencës artificiale.

Vitin e kaluar, të dy nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e kërkimit dhe inovacionit të inteligjencës artificiale në Arabinë Saudite.

Ndërsa universiteti ka premtuar më parë se do të ndërtojë një qendër të inteligjencës artificiale në Arabinë Saudite. Në prill, ata nënshkruan një marrëveshje të ngjashme me Saudi Aramco.

Kohët e fundit, subjektet saudite kanë investuar në një sërë teknologjish futuriste, si pjesë e përpjekjeve të mbretërisë për t’u diversifikuar dhe për t’u mbështetur më pak në naftë.

Po ashtu aleati i Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, po bën një shtytje të madhe të inteligjencës artificiale.

Muajin e kaluar, firma emirate e specializuar në fushën e inteligjencës artificiale, G42, njoftoi nisjen e një fondi të ri prej 10 miliardë dollarësh.

Marrë nga “Al-Monitor”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore