Aplikacione

Apple, shtesë të re për Google Chrome-in


Apple, kompania amerikane e teknologjisë, ka nxjerrë një shtesë të re zyrtare për versionet Windows dhe Mac të shfletuesit Google Chrome.

Sipas The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, shtesa e re e Apple-it ka të bëj me lejimin e përdoruesëve për të përdorur fjalëkalimet e ruajtura në iCloud KeyChain.

Kjo shtesë lehtëson kalimin midis kompjuterave Windows dhe Mac për përdoruesit që përdorin Chrome-in si shfletuesin kryesor dhe iCloud KeyChain si menaxher të dedikuar fjalëkalimesh.

The Verge sqaron se përmes shtesës së re, përdoruesit nuk do kenë të nevojshme të përdorin Safari-n për të gjeneruar fjalëkalime të forta për platforma të tjera në mënyrë automatike. Tanimë ato do të jenë të disponuesh,e në Chrome në momentin që kryhet hyrja.

“Fjalëkalimet e krijuara për Windows-in në Chrome do të sinkronizohen përsëri në iCloud, kështu që do të jenë të disponueshme edhe në pajisjet Apple’’, sqaron The Verge.

Shtesa e Apple-it quhet “iCloud Passwords” dhe mund të gjendet në Chrome Web Store.

Lidhur me detajet e funksionalitetit, ato u zbuluan para kohe gjatë një përditësimi për aplikacionin iCloud të Windows 10-s javën e kaluar. Përditësimi listoi si veçorinë e re “Support for iCloud Passëords Chrome Extension”. Ai nuk ishte njoftuar ende para se të bëhej i ditur përmes kësaj mënyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore