Shqipëria

Apeli konfirmon dënimin për Luan Dacin


Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënim të gjyqtarit të Vetting-ut, Luan Daci. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e kishte dënuar këtë të fundit me gjashtë muaj burg.

Ky dënim, gjithsesi, do të konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Daci është edhe pjesë e Komisionit të Posaçëm të Apelit. Pavarësisht konfirmimit të dënimit, ai deklaroi se “nuk do ta linte vendin në KPA”.

Akuza, që rëndon ndaj gjyqtarit, është ai i “falsifikimit të dokumenteve”.

Pas vendimit të Shkallës së Parë, Daci apeloi duke kërkuar pafajësinë dhe pushimin e çështjes. Kjo pasi, sipas tij, ai nuk ka kryer vepër penale.

Apeli gjithsesi nuk ishte i këtij mendimi dhe përforcoi qëndrimin e mëparshëm të së posaçmes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore