Lajme

Anulimi i vizitës së Trendafilovës, Molliqaj: Ia arritëm qëllimit


Dardan Molliqaj

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, këtë të marte u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

Për këtë ka reaguar kreu i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook, hodhi një mori akuzash kundër Gjykatës Speciale.

“Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zërit të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen”, ka shkruar Molliqaj.

“Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhojë opinionin publik dhe të normalizojë imazhin e saj aty”.

Ai bwri tw ditur se protesta e thirrur pwr tw mwrkurwn e 21 shtatorit, do tw anulohet duke mos harruar tw falënderoj qytetarwt pwr gatishmwri.

“Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoi në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty”.

Sipas njoftimit, kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”.

Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit.

Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.

“Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit”.

“Pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00”.

Po nëse Trendafilova, do të zhvillonte vizitën e saj të dytë në Kosovë, ajo nuk do të pritej me duart e hapura.

Pasi që Partia Socialdemokrate, pati paralajmëruar protestën e radhës, në ditën kur gjykatësja Trendafilova, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore