Kampionë

Anthony Joshua: “Ky nuk është fillimi i karrierës time, por fundi”


Anthony Joshua (AJ) deklaron për Sky Sports:

Po i afrohem përfundimit të karrierës time” dhe se do të dalë në pension pas jo më shumë se pesë vjet aktivitet si boksier profesionist.

“Ky nuk është fillimi i karrierës time, po fundi”, u shpreh Joshua.

Kur u pyet për ndeshjen e dy-fishtë që pritet të nënshkruhet midis tij dhe kampionit tjetër britanik, Tyson Fury të peshave të rënda, AJ u përgjigj:

Nëse ai dëshiron të ngrijë trashigiminë e tij, unë këtu jam dhe e pres” – dhe vazhdoi duke theksuar – “Ka kohë që Fury vazhdon karrierën e tij si profesionist, mendoj se ai duhet të tërhiqet sa më shpejt”.

Ndërkohë, Fury ka shprehur për Sky Sports se dëshiron të ketë jetëgjatësi në boks; “Klitschko e vazhdoi deri në moshën 40 vjeç”, tha Fury ndërkohë që ishte vet ky që i dha fund mbretërimit të ukrainasit në 2015.

“Shumë prej kampionëve të boksit po vazhdojnë e po vazhdojnë të boksojnë. Unë nuk konkurroj për para, por për famë. As për të shtuar rripat e titujt e mi, por sepse më mbanë mendërisht të lumtur dhe më pelqen ta bëj”, u shpreh Fury.

“Nuk kërkoj t’i provojë asgjë askujt. Unë e dua boksin e dhe e kam ushtruar gjithë jetën time. Përse të tërhiqem kur jam ende i ri?”, ka përfunduar Fury.

Në 2013, Anthony Joshua bëri debutimin e tij si boksier profesionist i peshave të rënda.

Që nga ajo kohë e deri tani, ai ka arritur të fitojë dy herë titullin e kampionit të botës në tre federata të ndryshme; atë të Shoqërisë Botërore të Boksit (World Boxing Association/WBA), të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (International Boxing Federation/IBF) dhe të Organizatës Botërore të Boksit (World Boxing Organization/WBO)./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore