Lajme

‘Anonymous hack-on’ Kremlinin, vendos kengë ukrainase në televizionet ruse


Gjashtë faqet e internetit të qeverisë ruse nuk janë në funksion prej disa orësh, sipas “Kyiv Independent”.

Kjo listë thuhet se përfshin faqet zyrtare të Kremlinit dhe agjencisë ruse rregullatore të medias.

Gazeta ia atribuoi raportimin e saj burimeve në agjencinë shtetërore të telekomunikacionit të Ukrainës.

Kanalet televizive shtetërore gjithashtu janë “hakuar për të luajtur këngë ukrainase”, thuhej në të.

Kolektivi i hakerëve “Anonymous” ka marrë meritën për sulmet, por kjo nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore