Boterori 2022

Anglia shpreson që Kane mos të ketë pësuar dëmtim të rëndë


Sulmuesi kryesor i kombëtares së Anglisë, Harry Kane, u largua nga fusha e lojës gjatë ndeshjes që anglezët e shkatërruan Iranin me shifrat 6:2 në ndeshjen e parë të tyre në Kupën e Botës, Katar 2022.

Kane u largua nga loja në minutën e 76-të duke çaluar, derisa te anglezët janë të shqetësuar për shëndetin e tij.

Sipas “The Athletic”, sulmuesi i Tottenham-it u pa duke ecur nëpër zonën e intervistave, me kyçin e djathtë të lidhur.

Përfaqësuesja angleze ishte në formë të jashtëzakonshme gjatë kësaj ndeshje, teksa Jude Bellingham vendosi skuadrën e tij përpara pas 35 minutash, përpara se Bukayo Saka dhe Raheem Sterling të thellonin avantazhin pak para pushimit mes pjesëve.

Saka shënoi edhe të dytin, derisa sulmuesi i Porto-s, Mehdi Taremi, shënoi një gol për Iranin disa minuta më vonë.

Zëvendësuesit Marcus Rashford dhe Jack Grealish vulosën fitoren për skuadrën e Gareth Southgate, përpara se Taremi të shënonte një penallti në kohën shtesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore