Covid 19

Anglia po konsideron akomodimin e pacientëve nëpër hotele


Një pjesë e madhe e personelit mjekësor në Britaninë e Madhe (BM), ndihen të traumatizuar pasi kanë punuar në repartin e terapive intensive gjatë pandemisë së coronavirus-it.

Studimi i King’s London Collage, i publikuar më 6 janar 2021, thotë që më shumë se gjysma e tyrë kanë sindromat e stresit post-traumatik (PTSD), ankth dhe depresion.

Gjetjet e studimit, do të rrisin shqetësimet sepse përveç traumatizimit, personeli mjekësor tani trajtojn numra rekord të pacientëve me Covid-19.

Plani i akomodimit të pacientëve.

Sekretari i Shtetit për Kujdesin Shëndetësor dhe Social, Matt Hanckok, tha të mërkurën që vendosja e pacientëve me Covid-19 nëpër hotele ishte “plani rezervë” i autoriteteve angleze, “por padyshim, ajo që dua të bëj”.

“Jemi duke konsideruar të gjitha mundësitë, nuk është diçka që po e vendosim në mënyrë aktive. Por unë do të thoja se do të ndodhte vetëm nëse do ishte klinikisht gjëja më e mirë për çdo pacient”, tha Hancock për BBC-në.

Hanckok deklaroi që presioni i personelit mjekësor do të rritet në dy deri tre herë javët në vazhdim. Ai tha se spitalet e përkohshme “Bilbil”, që u ndërtuan në valën e parë, ishin aty si një rrugëdalje për spitalet.

I pyetur se cilët pacientë do të shkojnë në këto hotele, ai u përgjigj se do të shkojnë vetëm ato pacientë të cilët janë në gjëndje më të mirë, por që akoma nuk mund të shkojnë në shtëpi.

Londra dhe Anglia juglindore janë ndër zonat më të prekura nga varianti i ri i coronavirus-it, megjithëse tani është përhapur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në të paktën 50 shtete të tjera.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, deklaroi të premten një “incident madhor” në kryeqytetin Anglez, “për shkak të përhapjes së shpejtë të coronavirus-it të ri dhe rritjes së numrave të pacientëve të infektuar me Covid-19, rrezikohet mbingarkesë e personelit mjekësor”.

Shpresat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë tek efektiviteti i vaksinimit masiv.

“Deri më tani, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi dhënë 2.6 milionë doza vaksine  pë 2.3 milionë njerëz dhe kemi mbrojtur më shumë njerëz përmes vaksinimeve sesa të gjitha vendet e Evropës së bashku,” tha Hancock në një konferencë shtypi të hënën.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar ishte në rrugën e duhur për të dhënë një dozë të parë të vaksinës për “të gjithë që bëjnë pjesë në katër grupet e para”. Këto grupe përfshijnë të gjitha shtëpitë e kujdesit për të moshuarit bashkë me personelin, të gjithë personat e  grupmoshës 70 vjeç e lart si dhe punonjësit e vijës së parë shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror.

Katër grupet e para përbëjnë 88% të vdekjeve të lidhura me Covid-19./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore