Shqipëria

Ambasadorja e Greqisë viziton Nikollën, fqinjësia e mirë dhe mbështetja për integrimin evropian në fokus


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, të hënën e 4 tetorit ka pritur në një takim ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou.

Nikolla e ka cilësuar Greqinë si, “vend fqinj e mike e çmuar. Partner të ngushtë në NATO si edhe në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian”.

Ndërkohë ambasadorja greke ka uruar Nikollën për marrjen e detyrës së re si Kryeparlamentare.

Nga ana tjetër Nikolla ka shprehur mirënjohjen  për mbështetjen e palëkundur të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”.

“Ne jemi të vendosur që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe perspektiva e përbashkët evropiane”.

Philippidou falënderoi Nikollë për vullnetin dhe për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ajo në përfundim përsëriti vullnetin e Greqisë për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar me Shqipërinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore