Shqipëria

Ambasada britanike në Shqipëri, maratonë për shëndetin mendor


Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, bashkë me stafin e Ambasadës, të shtunën e 15 majit, kanë zhvilluar një maratonë, për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor.

“Sot vrapojmë për ndërgjegjësimin për #ShëndetinMendor”, shkruhet në njoftimin e medias sociale Facebook.

Ata kanë vrapuar dhe kanë ecur me biçiklete, për të mbledhur fonde ndaj nismës “Kokat Bashkë”.

Sipas njoftimit të Ambasadës, kjo nismë synon “të luftojë stigmën dhe të ndryshojë bisedën rreth shëndetit mendor”.

Edhe pse në një ditë me shi, stafi i ambasadës u bë pjesë e maratonës #GlobalMile, një maratonë 24 orëshe!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore