Biznes

Amazon në garë me Sky Sports dhe DAZN për transmetimin e Serie A


Gjigandi digjital Amazon, do të konkurrojë me Sky Sports dhe DAZN për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve në Serie A.

Në kushtet e nje kontrate tre vjeçare, Serie A ka vendosur afatin përfundimtar deri më 26 janar të këtij viti, për të gjitha kompanitë digjitale të interesuara në blerjen e te drejtave të transmetimit të këtij kompeticioni të futbollit italian.

Comcast, korporata e telekomunikimit, e cila ka nën pronësi edhe Sky Sports veç mediave e kompanive të tjera, së bashku me median digjitale të sporteve DAZN, do të ofrojnë shumat teksa liga italien, ka rritur çmimin minimal në 1.15 miliardë euro për çdo sezon.

Firmat private të kapitalit CVC Capital Partners, Advent International dhe FSI të Italisë, ranë dakord të marrin një pjesë të njësisë së re mediatike që po krijohet nga Serie A. Kjo marrëveshje prej 1.7 miliardë eurosh ende nuk është përmbyllur zyrtarisht, por mendohet të jetë në fazat e saj të fundit, me financuesit që blejnë dhjetë përqind të kompanisë së re mediatike të kësaj lige.

Nëse Amazon do të ishte i suksesshëm në këtë garë, ajo do ta përforcojë ofertën italiane, e cila nga sezoni tjetër do të përfshijë ndeshjet kryesore nga kompeticione elitare evropiane e nga Liga e Kampionëve.

Seria A ka vënë në dispozicion tre oferta të veçanta për të gjithë konkurentët: Paketa A mbulon të drejtat e platformës satelitore dhe vlen minimumi 500 milionë euro në sezon; paketa B është me vlerë minimale prej 400 milionë eurosh për të drejtat ekskluzive tokësore dixhitale dhe Paketa C zbret në 250 milionë euro që mbulon të drejtat ekskluzive të internetit, IPTV dhe platformës mobile.

Ekziston një grup alternativ i paketave të ofertave të cilat janë të numëruara dhe me çmim në minimum prej 750 milionë euro, 250 milion euro dhe 150 milion euro respektivisht. Paketa një është për të drejtat ekskluzive në të gjitha platformat. Paketa dy, në mënyrë të ngjashme mbulon të gjitha platformat, por interneti, IPTV dhe të drejtat e transmetimit celular nuk janë ekskluzive. Paketa përfundimtare është pjesa tjetër e të drejtave të internetit, protokolli i televizionin nëpërmjet internetit (Internet Protocol Television/IPTV) dhe celularëve të mbajtura me fituesin e paketës së dytë.

Nëse raporti është i saktë, Amazon ka të ngjarë të bëjë oferta për paketat digjitale pasi nuk ka demonstruar asnjë dëshirë për të hyrë në transmetimin satelitor me blerjet e saj të mëparshme. Sidoqoftë, opsioni mbetet blerja e paketave të tjera dhe nën-licencimi i të drejtave të kompanive që ofrojnë shpërndarje tradicionale të përmbajtjes.

Marrëveshja aktuale e transmetimit të brendshëm të Serie A me Sky Sports Italia dhe DAZN vlen 973 milion euro në vit gjatë kohëzgjatjes së saj, që do të thotë se pagesa minimale vjetore që kërkohet nga Serie A është një zbritje prej 18%./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore