![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/images-3.jpg)
Si pasojë e kërkesës së lartë të testimeve, Amazon ka filluar shitjen e tamponëve me përdorim vetjak në platformën e saj.
Testi quhet “The DxTerity Covid-19 Saliva at-Home Collection Kit” dhe është tamponi i vetëm në shitje që mund të përdoret nga shtëpia, në Amazon.
Pajisja ofrohet momentalisht në dy mundësi blerjeje: paketimi me një produkt që kushton 110 dollarë dhe ai me dhjetë të tillë që kushton 1 mijë dollarë.
Sipas DxTerity, tamponi nuk është produkt i ri, por është lloj i modifikuar për përdorim shtëpiak, dhe është hera e parë që del në treg.
“The DxTerity Covid-19 Saliva at-Home Collection Kit” mundëson testime për persona simptomatik dhe asimptomatik dhe është aprovuar nga “Administrata e Ushqimit dhe Barnave” (FDA)”, ka shkruar DxTerity.
Brenda pajisjes ndodhet një tub ku vendoset pështymë dhe më tej ai dërgohet në një laborator me bazë në Los Angeles. Dërgesa është e paguar nga kompania dhe përgjigjia kthehet pas maximumi pesë ditësh, sipas kompanisë.
“Tamponët janë duke u përdorur tashmë nga më shumë se 130 partnerë të korporatave në SH.B.A., përfshirë kompaninë “Fortune 500” dhe organizata farmaceutike, por risia që të blihet nga konsumatorët është e re”, deklaroi DxTerity./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Euro 2024: Sytë për nga Turqi-Portugali, në fushë edhe Belgjika, Rumania, Gjeorgjia dhe Çekia
-
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete – mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
-
Koreja e Jugut thërret ambasadorin rus ndërsa tensionet me Korenë e Veriut rriten
-
“Le Figaro”: Shqipëria, destinacioni i ri turistik në zemër të Evropës
Lajmet kryesore
-
“Black out” energjetik në rajon, Komisioni Evropian nis hetim ndërkombëtar për incidentin
-
Metani takim me homologun e tij francez: Forcim i standardeve profesionale dhe të etikës së magjistratëve
-
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete – mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
-
Dorëheqja e serbëve nga Policia në Veri – “disa kërkuan të kthehen”