Shqipëria

Alibeaj: Pas largimit të Bashës jam unë drejtuesi i PD-së


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur rreth vendimit të tij për përjashtimin nga grupacioni të katër deputetëve demokratë.

“Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni”.

Për sa i përket akuzave të kryedemokratit Sali Berisha se Alibeaj punon për kryeministrin Edi Rama, deputeti tha se është mësuar me këto lloj etiketimesh.

“Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale”.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Alibeaj përjashtoi prej grupacionit të djathtë në Kuvendin e Shqipërisë katër emra, të cilët ishin deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Arsyeja e këtij përjashtimit, lidhet me protestën e dhunshme të ndodhur më 8 janar 2022 në godinën e PD-së, ku grupimi i Sali Berishës, sot kryetar i kësaj force politike, mësyu selinë.

Katër deputetëve, u ishte lënë kohë një vit, për t’u distancuar nga kjo dhunë. Por, ata qëndruan në krah të Berishës sa i përket çështjes së drejtimit të demokratëve.

Alibeaj përjashton katër deputetë nga Grupi Parlamentar i PD-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore