Lajme

Alarm në Japoni për infeksionin e ri bakterial, shkalla e vdekshmërisë 30%


Qeveria japoneze ka lëshuar një paralajmërim për rastet në rritje të një lloji të rrallë – por serioz – të infeksionit bakterial.

88 raste janë regjistruar vetëm në kryeqytet – së bashku me 517 infektime në mbarë vendin .

Shqetësimet në lidhje me përhapjen e sindromës së shokut toksik streptokoksik (STSS), thuhet se ka shtyrë Korenë e Veriut të anulojë një ndeshje futbolli me Japoninë që do të zhvillohej në Phenian.

Ky infeksion – në raste të rënda – mund të shkaktojë nekrozë të indeve lidhës që mbulojnë muskujt dhe ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 30% të individëve të infektuar.

Në të gjithë vitin 2023, kryeqyteti ka raportuar gjithsej 141 raste dhe 42 vdekje të lidhura me infeksionin në fjalë.

Njerëzve sakaq u është apeluar që të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor nëse përjetojnë simptoma të dhimbje dhe ënjtje në gjymtyrë ose temperaturë.

Streptokoku i grupit A përhapet përmes spërklave dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Por edhe përmes lëndimeve në duar apo këmbë.

Autoritetet shëndetësore këshillojnë fuqimisht respektimin e masave parandaluese si larja e rregullt e duarve dhe kujdesi i duhur ndaj plagëve.

Një variant i quajtur lloji M1UK, i konsideruar shumë i transmetueshëm midis baktereve të streptokokut të grupit A, besohet të jetë i lidhur me rastet.

Sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, mund të infektohen njerëzit e të gjitha moshave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore