Lajme

Akuzat e PDK-së se seanca u ndërpre në mënyrë arbitrare, Kusari: Konjufca është profesionist


Shefja e grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ndaj akuzës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), se seanca e ditës së mërkurë, është ndërprerë në mënyrë arbitrare në momentin kur po pritej të diskutohej për Trustin, është përgjigjur shefja e grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo në konferencë për media është shprehur se e ka të paqartë nga kush po i merr këto informacione opozita.

“Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është tërësisht kompetent, profesionist dhe ka treguar deri tash. Ai ka qenë tepër korrekt në udhëheqje të seancës dhe një akuzë e tillë absolutisht e pabazuar e tregon edhe dëshpërimin e opozitës për të vepruar ndryshe apo sipas metodave demokratike brenda në seancë”, ka thënë Kusari Lila.

Sërish ka sqaruar se janë për bashkëpunim me opozitën, por në mënyrën e duhur.

“Ne jemi për dialog politik e natyrisht bashkëpunim parlamentar por gjithashtu jemi edhe për korrektësi në këtë bashkëpunim e jo akuza siç po mundohen opozita të bëjnë tani”.

Kusari-Lila, bëri të ditur se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket çështjes së tërheqjes së kursimeve pensionale.

“Grupi jonë tash e disa muaj ka treguar që nuk e mbështet vendimin për 30 për qind të tërheqjes së Trustit dhe kjo ka të bëjë ekskluzivisht në ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve në kohën kur i’u duhen këto mjete”.

Sipas saj, në seancën e të mërkurës ka qenë opozita ajo që ka vendosur të mos diskutoj rreth pikave që ishin në agjendë.

“Në fakt sot ajo çka ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit si rrjedhojë e mospjesëmarrjes të opozitës dhe kjo situatë tashmë për një kohë të gjatë po përsëritet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, megjithatë nuk ishte mazhoranca ajo që e bllokoi, por ishte vetë opozita ajo që refuzoi të jetë aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për t’u trajtuar sot”.

Për ndërprerjen e seancës, sipas Tahirit, vendoset me mocion procedural, e jo ashtu siç e ka bërë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili i indinjuar me deputetët për mos-votimin e disa amendamenteve, e ka ndërprerë seancën e së mërkurës, ku në rend dite ishte edhe Projektligji që do të mundësonte tërheqjen e një shume të caktuar nga Trusti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore