Shqipëria

Aksioni opozitar – Meta takon Berishën në PD


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar aleatin e tij kryesor në politikë, Sali Berishën, në selinë e Partisë Demokratike, ku aksioni opozitar është temë kryesore e diskutimit mes të dyve.

Meta është pikasur në orët e hershme të mëngjesit të 4 tetorit në oborrin e forcës së djathtë politike, së bashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Më pas, ka mbërritur edhe Berisha dhe takimi në tërësi ka zgjatur rreth 40 minuta.

Detaje specifike prej diskutimeve ndërkaq, nuk janë bërë me dije prej të dyve.

Të dy politikanët, që prej mbylljes së mandatit të Metës si President i Republikës, e kanë deklaruar hapur bashkëpunimin mes forcave politike, në aksion kundër Qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Një sërë protestash janë paralajmëruar që prej fillimit të shtatorit, por ende nuk ka pasur të mëdha prej tyre, që prej nisjes së sesionit të radhës politik në vend, pas muajve të verës.

Njëkohësisht, retorika politike e të dy palëve është qartësisht e bashkërenduar, ku të dy liderët opozitarë flasin për të njëjtat çështja dhe ngrenë të njëjtat akuza ndaj Qeverisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore