Kosova

Aksioni kundër fajdeve në Gjakovë, arrestohen 5 persona 2 në arrati


Ilustrim

Prokuroria Themelore e Gjakovës, në një konferencë për media, ka dhënë detaje lidhur me aksionin policor të zhvilluar kundër fajdeve në këtë komunë.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Gjakovë, Enis Gashi, ka thënë se ky aksion ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.

“Pas sigurimit të provave të nevojshme dhe pas një hartimi të një plani operativ, sot në ora 6:00 të mëngjesit është realizuar bastisja në disa shtëpi dhe lokacione të ndryshme. Kjo bastisje është zhvilluar ndaj shtatë të pandehurve në 10 lokacione”, ka thënë Gashi.

Sipas tij nga 7 të dyshuar vetëm dy janë arratisur dhe se të gjithë të pandehurit kanë të kaluar kriminale

“Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8 mijë e 758 euro dhe 30 mijë e 600 lekë shqiptare”.

Ndryshe aksionin e Policisë së Kosovës kundër fajdexhinjve e kishte konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.

“Krejt çka mund të ju konfirmoj deri me tani është se Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion lidhur me veprën penale te fajdesë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore