Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, një i plagosur


Një person ka mbetur i plagosur pasditen e 26 janarit, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të Qafë-Plloçës. Dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri ka mbetur i lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq. Aksidenti ka shkaktuar trafik në aksin rrugor, për shkak se aty qarkullojnë edhe mjetet e rënda./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore