Lajme

Aksident gjatë skijimit – Shuhet në moshën 37-vjeçare aktori Gaspard Ulliel


Aktori francez, Gaspard Ulliel, i cili u bë i njohur në botë për rolin e Yves Saint Laurent në filmin biografik të vitit 2014, është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me ski të mërkurën e 19 janarit.

Lajmin e hidhur e dhanë familjarët e tij për mediat.

Ulliel ishte tashmë në rangun e aktorëve më të spikatur francezë.

Pasi do të fitonte vëmendje ndërkombëtare për rolin e tij, si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising”, do t’i besohej një rol protagonist në serialin televiziv “Moon Knight” të Marvel-it, që do të publikohej në “Disney+” në mars.

Ulliel fitoi një çmim “Cesar”, ekuivalenti francez i “Oscar”, për aktorin më të mirë në vitin 2017, për rolin kryesor në “It’s Only the World” të Xavier Dolan.

Aty, ai luajti përkrah Marion Cotillard dhe Lea Seydoux.

Aktori francez, Gaspard Ulliel

“Kinemaja franceze po humb një talent të madh, plot sharmë dhe energji”, shkroi në Twitter ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Kush ishte Gaspard Ulliel?

Ulliel u lind në Paris, më 25 nëntor 1984.

Ai ishte vetëm 11 vjeç kur filloi të punonte në ekran.

Një nga regjisorët e tij e përshkroi atë si një enigmë: “Ai është një djalë i çuditshëm, i vështirë për t’u kuptuar”, tha Rodolphe Marconi, i cili e udhëhoqi në një nga filmat e tij të hershëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore