Sport

Aguero mbetet në Premier League?


Më 29 mars, përmes një postimi një rrjetet e tij sociale, argjentinasi Aguero, e zyrtarizoi largimin nga klubi i Manchester City-t.

Për sulmuesin argjentinas kanë shfaqur interes klubet elitare evropiane, si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Por, nuk mungon as interesi nga ekipet tjera të Premier League, me Arsenal-in që ka pasur kontakte me agjentët e Aguero-s.

Siç raporton Lucas Scagliola, Arteta është informuar për largimin e Aguero-s nga Manchester City, dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shqyrtojnë mundësinë për një transferim të mundshëm.

Një raportim nga ESPN, tregon që Aguero do e mendonte qëndrimin në Premier League, por më shumë e preferon të transferohet në një tjetër shtet.

Interes për argjentinasin kanë shfaqur edhe Inter, por edhe disa klubet nga MLS, liga amerikane e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore