Lajme

Abott, deputetëve: Votoni si të doni, por rrini në sallë


Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e djeshme në kuvend.

Abbot theksoi se deputetët mund të votojnë si të duan, por nëse e kanë të rëndësishme respektimin e demokracisë dhe institucioneve të Kosovës, atëherë ata duhet të votojnë dhe të qëndrojnë në sallë gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit.

“Natën e kaluar ne pamë shumë deputetë që flisnin në mbrojtje të demokracisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës. Pikëpamja ime është se mbrojtja e demokracisë dhe institucioneve të Kosovës do të thotë gjithashtu të luash një rol të madh në zgjedhjen e presidentit/es”, shkruan Abott.

“Por akti i përgjegjshëm është që ata të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke mbështetur procesin demokratik përmes pjesëmarrjes së tyre në kuvend dhe duke votuar”.

Diplomati britanik tha se populli vendosi se çfarë duan në zgjedhjet e fundit, po ashtu shtoi se partitë opozitare duhet të luajnë një rol konstruktiv në formimin e institucioneve dhe se zgjedhjet e reja nuk do të ishin në interesin e askujt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore